Çmimet e biletave për Met Gala 2019-të, janë marramendëse dhe yjet paguajnë shuma të mëdha për ta ndjekur mbrëmjen më të madhe të modës në botë.
Sipas gazetës New York Times, çmimet e biletave për një individ shkojnë nga 35 mijë dollarë, ndërsa nëse doni të rezervoni një tavolinë të plotë, duhet të paguani 200 mijë deri në 300 mijë dollarë.
Derisa kjo duket një shumë e madhe parash, dikush-dikush s’ka nevojë të paguajë për ta ndjekur eventin.
Redaktorja e Vogue Anna Wintour e kuron tërë listën e të ftuarve ndërsa ajo shpesh fton dizajnerë të modës të cilët s’kanë nevojë të paguajnë. /Prive.al