Sonte iu pret një ‘Prime’ me super ekskluzivitete (VIDEO)

By

Gazetarja, Arjeta Sinani ka treguar pak rreth asaj se çfarë do iu pret sonte në spektaklin ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova.

Disa gjëra të pathëna e të padëgjuara më herët do të zbulohen sonte.

“Sot bëhen gjithsej 52 ditë prej fillimit të spektaklit më të shikuar televiziv në vend Big Brother VIP Kosova. E sigurisht ky shou televiziv ka zënë vend tashmë në trojet shqiptare dhe jo vetëm. Ndërsa sonte produksioni i Big Brother VIP Kosova është përkujdesur që të ketë një super ‘Prime’ për të gjithë shikuesit e televizionit Klan Kosova, derisa do të ketë gjëra të pathëna dhe të pa dëgjuara më herët”, tha Sinani.

Përndryshe ‘Prime’ i sotshëm do të sjellë rrëfimin e Bleros, të padëgjuar më parë dhe pas atij rrëfimi, Bleron do e pres një surprizë.

“Sigurisht i tillë pritet të jetë edhe një rrëfim të cilin sonte do ta ndajë banori Blero për jetën e tij për të gjithë shikuesit e televizionit po ashtu edhe për banorët të cilët sonte do ta dëgjojnë për herë të parë. Sonte Blero pritet ta marrë një surprizë, është vajza e tij Tara e cila do t’i vijë në një vizitë të shkurtër”, është shprehur Sinani.

Ndërsa sa i përket aludimeve se a do të jetë hyrje e re apo vetëm performancë nga këngëtarja Melinda Ademi, ajo do ta nisi këtë ‘Prime’ me atmosferë të zjarrtë.

“Një foto e këngëtares Melinda Ademi ka qarkulluar në rrjetet sociale që ka treguar që sonte ajo do të jetë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, kemi dëgjuar shumë konkludime se ajo do të vijë të performojë apo të bëhet pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, mirëpo unë sonte po e ndaj me ju dhe po e them se sonte produksioni i Big Brother VIP Kosova dhe ky ‘Prime’ do të nisë me një performancë të Melindës, pra ajo nuk do të jetë banore”, tha Sinani.

Artikuj të ngjashëm