Mbi 37.5 milionë shikime në videot e Big Brother VIP Kosova 2 përgjatë vikendit

By

Drejtuesi i Rrjeteve Sociale në Big Brother Vip Kosova 2, Diamat Bajra, ka treguar për gjërat që kanë qenë më të shikuarat gjatë këtij vikendi në shtëpinë më të madhe në vend.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka thënë: “Një prej momenteve që është diskutuar më shumë në rrjete sociale kur Azemi fillon të shfaq xhelozi në raport me Blerandon që ka filluar të afrohet më shumë me Albën”.

“Banorët kanë filluar të të argëtohen me djemtë e rinj Mirdonin dhe Ardin që kanë sjellur energji pozitive, po ashtu kanë sjellë reagime edhe në rrjete sociale”.

Ndër tjera, Bajra ka pohuar edhe numrin e shikime që është arritur  gjatë këtij vikendi në Big Brother VIP Kosova 2.

“Ka kulmuar një vikend me 37.5 milionë shikime nga të gjitha këto aktivitete që kanë ndodhur brenda këtyre dy ditëve në shtëpinë më të përfolur në trojet shqiptare”.

Artikuj të ngjashëm