Sonte edicioni i parë i Prive në vitin 2018: Një episod për të mos u humbur!

By

Ndryshe nga çdo e shtunë, kur të gjithë stacionohemi para televizorit për ti shikuar materialet më interesante dhe zbulimet e emisionit Prive, në këtë fillim vit Prive ka ndryshuar termin.

Në kuadër të formulës së re të Klan Kosova për ndryshim të prezantuesve, emisioni numër një i showbizit në vend vjen sonte në ora 21:00.

Timonin e Prive këtë natë e drejton Kaci Lleshi ku do të shihni materiale ekskluzive.

Cilat janë ngjarjet që lanë gjurmë në jetën personale të fytyrave publike në vitin që lamë pas.

Dafina Zeqiri rikthehet në Kosovë, e në intervistën për gazetarin Artan Telaku rrëfen çdo gjë e gjithçka që përfaqëson ajo.

Liberta Spahiu përgjigjet në 50 pyetjet e Maki Bajramit.

Ndërsa, gazetari Vlorijan Halili i’u sjell intervistën me Personazhin e vitit 2017, Ledri Vula.

Nuk do të mungojnë as përgjigjet e pyetjeve provokative në rubrikën ’60 sekonda’.

Prive, sonte në ora 21.00, një episod për të mos u humbur.

Artikuj të ngjashëm