Momenti kur Rita Ora performon me flamurin e Kosovës në Kroaci (VIDEO)

By

Dy ditë më parë, Rita Ora mbajti një koncert në Kroaci.

Këngëtarja 27-vjeçare u mirëprit nga mijëra njerëz, disa prej të cilëve ishin edhe shqiptarë.

Ka qenë Rita ajo që ka postuar foto në Instagram, ku shiheshin flamujt shqiptar në turmë.

Më pas, artistja mori flamurin e Kosovës dhe atë të Kroacisë të cilët i mbajti në krah gjatë performancës së saj.

Një video e cila po qarkullon nëpër rrjete sociale tregon momentin kur Rita valëvit flamurin teksa ndezi atmosferën në mes të Kroacisë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm