Këngëtari shqiptar Alban Skënderaj, pritet të performojë sonte në Prishtinë.
E meqë edhe pak orë na ndajnë nga koncerti madhështor i kantautorit, përveç se me muzikën e tij, ai pritet ta mahnisë publikun edhe me skenën ku do performojë.
Një fotografi e publikuar në profilin e këngëtarit, shfaqë të transformuar sallën e sporteve “1 tetori në Prishtinë”, ku Skënderaj do të këndojë.
https://www.instagram.com/p/ByzgYhDA0gb/
Salla e sporteve e kryeqytetit kosovar, duket magjike nga kjo fotografi dhe krejtësisht e transformuar, për ta dhënë ndjesinë e një koncerti me përmasa botërore.
Skënderaj po ashtu, sapo është martuar me partneren e tij prej 12 vitesh, këngëtaren Miriam Cani, ndërsa dje publikoi këngën “Duamë”, me bashkëshorten e tij, e klipi përmban edhe skena nga dasma e dyshes në ishujt Maldive.