Soni Malaj ia vendos pikën

By

Ka muaj të tërë që Soni përpos për krijimtarinë muzikore lakohet në shtyp në lidhje me divorcin.

Mjaft shumë u fol, por asnjëherë nga çifti në lidhje me këtë zhvillim. Por duket se këngëtarja, e lodhur nga shkrimet tendencioze, ka vendosur që përfundimisht t’i japë fund këtij vrulli mediatik përmes një shkrimi ku qartëson gjithçka në rrjedhë kronologjike.

Indinjatën më të thellë Soni e ka tek tendenca që të tërhiqen paralele mes ndarjes dhe karrierës. dhe për këtë arsye shtjellon fakte të pathëna më parë.

Këngëtarja shprehet se ishte dëshira për të krijuar familje, ajo që e shtyu të ndërrojë prioritetet jetësore atëherë kur ishte në kulmin e suksesit në muzikë.

Mirëpo, gjërat ndonjëherë nuk ecin siç duhet dhe dashuria shterron, por asnjëherë duke arritur t’i ndajë rrugët e Sonit dhe Mirkos. Kjo për faktin se në mes qëndron Anna, vogëlushja që do jetë fokus i përbashkët i ish-çiftit përgjatë rritjes së saj.

Shkrimin, Soni e përmbyll me një falemnderim për raportimin korrekt të Prive por me ironi një mirënjohje të njejtë i adreson atyre që bënë të kundërtën.

Kjo mënyrë e drejtëpërdrejtë e sqarimit, nga këngëtarja u bë me shpresë që do lihet rehat, megjithëse fatkeqsisht përvojat kanë treguar se tek artistët që përfundojnë një lidhje, kurioziteti më i madh është tek më vonë. /Prive.al/

https://instagram.com/p/8x-a7zyDoW

Artikuj të ngjashëm