Dj Regard përmbyll vitin duke performuar hitin e tij me Jay Sean

By

Jo rrallë herë kemi raportur për sukseset e Dardan Aliu i njohur si Dj Regard – por ai këtë vit përmbylli me shumë stil dhe klas.

Dj Regard perfomoi krahas Jay Sean këngën dy herë hit, “Ride it” në Top of the Pops transmetuar në BBC 1, kanali numër një në Mbretërinë e Bashkuar.

Kujtojmë që dyshja perfomuan edhe në Capital’s Jingle Bell Ball 2019 në Mbretërinë e Bashkuar, ku krijuan një atmosferë feste falë kësaj melodie epike.

Në mesin e emrave më të njohur në botë të renditur në top-lista është edhe Dj Regard. Gjithashtu menaxheri i Regard, Hajriz Bajrami, ka thënë për Prive se Regard ka pranuar disa oferta nga kompani internacionale për bashkëpunime me emra të njohur.

Ndërsa Bajrami ka theksuar se në vitin 2020, Regard pritet ta konfirmojë pjesëmarrjen në festivale të njohura të muzikës elektronike si Tomorrowland dhe Ultra Europe. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm