Dua Lipa duket se po shijon në maksimum ditët e pushimeve.
Pas një vere tejet të ngjeshur, me koncerte gjigande nga një cep në tjetrin, këngëtarja i ka rezervuar vetës ditë të shkëputura nga puna.
Pas Turqisë, ku u tha se shpenzoi 15.000 dollarë për një natë qëndrimi, Dua ka marrë rrugë drejt Ibizas së Spanjës.
Me të dashurin dhe bashkëpunëtorët, këngëtarja me origjinë nga Kosova është duke i kaluar pushimet për t’u mbajtur në mend.
Me dozat e dashurisë që nuk mungojnë, më poshtë ju sjellim fotot e videot më të veçanta nga ditët e Duas në Ibiza. /Prive.al