“Smack that”, momenti elektrizues kur Akon e fton në skenë Capital T

By

“Time Capsule II” solli një spektakël të vërtetë të premten në organizim të një kalibri të paparë më herët në kryeqytet.

Djali i qytetit, Capital T përpos që realizoi ëndrrën e tij, ia doli të sjellë edhe një prej emrave më eminent botëror si Akon për të performuar në kryeqytet.

Afro dyzet minutat e Akon në skenë ishin elektrizuese me një prej momenteve më kulmimante si kur e ftoi në skenë Capital T për një prej hiteve që se ka vetëm.

Fjala është për këngën “Smack that” në bashkëpunim me Eminem.

Reperi kosovar performoi pjesën e Eminem duke ofruar një moment epik në skenë. /Prive.al

@mtvalbania Smack that 💥🍑 💿Time Capsule 2 Prishtinë #mtvalbania #albania #albanian #shqiperia #shqip #kosovo #kosova #prishtin #prishtina #prishtine #prishtinacity #capitalt #akon ♬ Originalton – Music & TV Albania

Artikuj të ngjashëm