Skivi vendos të flasë duke i thënë të gjitha për ndarjen e Babastars

By

Pas një kohe të gjatë të heshtjes, mos pranimit të situatës, demantimit të mediave dhe secilit thashethem që u përfol mbi të, Skivi ka vendosur të flasë.

Reperi i njohur ka zgjedhur rrjetin social Instagram për të thënë fjalën e tij dhe për të bërë zyrtare daljen nga Babastars.

Skivi e ka sqaruar historinë në rrjedhë kronologjike, nga themelimi në vitin 2011 deri tek problemet që dërguan tek ndarja.

‘Babastars u krijua në vitin 2011 me kushtet adekuate për punë, me kontributet apo thjesht paret e mia, Getit, Agonit dhe Ledrit. Ndër kontribuesit kryesor tjerë ka qenë edhe Drin Zatriqi si menaxher. Gjithçka ndryshoi me kohën siç po e shihni edhe ju vetë. Cozman është bërë pjesë e BS me kohën shkaku i shoqërisë time dhe Dj Jungle ndër vite. Me ikjen e Drin Zatriqit dhe Ledrit vjen në punë i ashtuquajturi Dekorim Sahiti si menaxher i firmës i cili me kohën zhvillon kontratë me artistët e ri – Majk dhe Onat, në atë kohë TDS. ‘Gjatë gjithë kësaj kohe pas ndarjes së grupit Skillz, anëtarët e tjerë si shokë dhe kolegë më bindën që ende të qëndroja në BS si Skivi dhe që duhet të vazhdojë muzikën pa prezencën e Ledrit.Mirëpo gjatë viteve fjalët dhe veprimet ndryshuan dhe si grup nuk jemi pajtuar gati për asnjë veprim të përbashkët. Për këtë arsye kemi pasur edhe ngecje edhe mosmarrëveshje brenda grupit ku shpesh herë ka dalë në media që po kemi mosmarrëveshje.

Por unë, për të mirën e grupit jam mbledh me Agonin dhe Getin, gjithmonë si CEO i kësaj firme me qu emrin përpara jo prapa. Me kohën u tërhoqëm nga studio, zyrja dhe gjithçka që investuam. Iku edhe firma, mbeti vetëm në letër dhe databaza të shtetit. E kam një thirrje publike dhe një sqarim për publikun tonë të dashur dhe për krejt ata që na përkrahin pa rezerva. Babastars nuk ka menaxher apo njeri adekuat për me u përgjigj në emër të gjithë anëtarëve. Babastars nga e hëna pritet të pezollohet si firmë ose me vazhdu me emra tjerë në emra të ri në firmën Babastars duke bërë kështuqë unë mos të jem CO-FOUNDER. Dekorim Sahiti menaxhon Getin, Majkin dhe Onatin individualisht. Unë si pronar momental në BS do ta tërheqëemrin tim nga firma dhe do të vazhdoj vetë të krijoj labelin tim. I lus të gjithë ata që nuk janë në këtë firmë për momentin të mos përdoret emri BABASTARS derisa të zgjidhim këtë gjë (shpresoj në mënyrën më të mirë dhe më të qetë të mundshme).

Ju falemnderit shumë prej zemrës krejt juve që më keni përkrahë gjatë këtyre viteve. Ju kërkoj falje të gjithëve që keni pyetur për mua, ku është Skivi? Skivi nuk është përgjigj. Nuk kam treguar që kam anuluar koncerte as që jam ka punoj ditë e natë për diçka të re. Mizën elefant nuk di me bo. Këtë vit është koha jem. Kom shumë me tregu dhe me pru tek ju. Shihemi së shpejti” – deklaron Skivi në reagimin e gjatë.

Mbetet të shihen reagimet tjera. /Prive.al

View this post on Instagram

✋🏻Nje sqarim per publikun e flakt, ju don ❤️Skivi

A post shared by SKIVI (@skivi_official) on

Artikuj të ngjashëm