Skerdi na prezanton me studion e re super luksoze (FOTO)

By

Këngëtari nga Shqipëria, Skerdi, na ka prezantuar me studion e tij të re e cila është super-luksoze.

Artisti i cili para pak javëve shkëputi marrëdhënien me kompaninë e vjetër, ka njoftuar se është bërë me një studio të re në të cilën do të punojë tash e tutje.

Studioja përmban dhoma gjumi, banjë, dhomë dite dhe ballkon.

Përveç kësaj, gjatë ditës së sotme, përmes një videoje të postuar në rrjete sociale, Skerdi bëri me dije se do të vijë së shpejti një këngë me një artist të ri i cili këndon në gjuhën gjermane.

Me sa duket këngëtari është super energjik për këtë verë dhe ne e mirëpresim./Prive.al

Artikuj të ngjashëm