Skerdi merr vendimin e papritur, largohet nga rrjetet sociale (FOTO)

By

Skerdi – artisti i shumë hiteve, ka marrë një vendim të papritur sa i përket rrjeteve sociale.

Ai njoftoi të gjithë fansat e tij se ka hequr dorë nga rrjetet të paktën për një kohë duke mos zbuluar arsyen.

E gjitha që ka shkruar Skerdi është: “Me rëndësi në këtë jetë është shëndeti dhe familja. Nuk do jem më pjesë e rrjeteve sociale për disa kohë”.

Nuk dihet ende shkaku që shtyri artistin të marrë këtë vendim megjithatë, urojmë të jetë për të mirë.

Nëse nuk e dini, Skerdi dhe partnerja e tij Vesa, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë gjinia e të cilit nuk duhet ende./Prive.al

Artikuj të ngjashëm