Dizajneri i Balenciagas del me kërkim falje, çka ndodhi?

By

Demna ka thyer heshtjen për fushatën e diskutueshme të Balenciaga.

Marka e modës u kritikua për një seri fotosh nga fushata e tyre e fundit, e cila shfaqte fëmijë të vegjël pranë koleksioneve të gotave të verës dhe të mbajtur pas çantat e shpinës, të cilat u shfaqën në rripat e skllavërisë.

Teksa marka e modës ka kërkuar disa falje për situatën, drejtori kreativ i Balenciagës ka qëndruar i heshtur.

Ndërsa sot, ai më në fund lëshoi një deklaratë personale duke kërkuar falje për fushatën “e papërshtatshme”.

“Dua të kërkoj falje personalisht për zgjedhjen e gabuar artistike të konceptit për fushatën e dhuratave me fëmijët dhe marr përgjegjësinë time”, kanë shkruar nga Demna në Instagram.

“Ishte e papërshtatshme që fëmijët të promovonin objekte që nuk kishin të bënin me ta. Aq sa do të doja ndonjëherë të provokoja një mendim përmes punës sime, KURRË nuk do të kisha ndërmend ta bëja këtë me një temë kaq të tmerrshme si abuzimi i fëmijëve që unë këtë e dënoj.

“Më duhet të mësoj nga kjo, të dëgjoj dhe të angazhohem me organizatat për mbrojtjen e fëmijëve për të ditur se si mund të kontribuoj dhe ndihmoj në këtë temë të tmerrshme”.

“I kërkoj falje kujtdo që është ofenduar nga pamjet vizuale dhe Balenciaga ka garantuar se do të merr masa adekuate jo vetëm për të shmangur gabime të ngjashme në të ardhmen, por edhe për të marrë përgjegjësi në mbrojtjen e mirëqenies së fëmijëve në çdo mënyrë që mundemi”.

Artikuj të ngjashëm