Skerdi pati një falënderim për të gjithë fansat sot.
Artisti bëri një video të cilën e publikoi në instastory, me anë të cilës falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur sidomos pas këngës ‘Si Bugatti’ me Gjikon, e cila ka arritur 10 milionë klikime në youtube për shumë pak kohë.
Projekti i xhiruar në Gjermani theu shikueshmëri në këtë kanal dhe u bë njëra ndër hitet më të mëdha të kësaj vere.
Përveç kësaj, Skerdi çdo ditë poston video të dërguara nga fansat.