Muaj më parë, Blunt dhe Real shfrytëzuan rrjetet sociale, konkretisht Instagramin për të ofenduar disa prej reperëve shqiptar.
Dyshja e nisi me Ledrin pastaj me Gjikon – në fokus kishin çunat e Redbox Entertainmet.
Edhe pse drama po vazhdonte, as Ledri e as Gjiko apo ndonjëeri prej anëtarëve të këtij labeli nuk iu kundërpërgjigjen me të njëjtën mënyrë.
Por tani, një përgjigje e shkurtë dhe epike kundrejt tyre erdhi nga Skerdi.
Artisti i cili së fundmi lansoi projektin e tij të ri me titull “Show” në një intervistë të fundit duke promovuar këngën, iu kërkua mendimi për ofendimet që u janë bërë miqve të tij.
Pa e zgjatur shumë, Skerdi dha këtë përgjigje; “DJATH kaq”.
Nuk dihet se çfarë kuptimi ka kjo fjalë si përgjigje për ata./Prive.al