Këngëtari serb Goran Bregoviq, në faqen e tij zyrtare e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në festivalin e birrës në Korçë më 22 gusht.
Pjesëmarrja e tij në këtë festival ka nxitur reagime të shumta në Kosovë por edhe në Shqipëri për shkak të këngëve nacionaliste që kishte kënduar.
Reagimi sa vjen e shtohet kur edhe po afrohet data e performancës së tij në qytetin shqiptar.
Qytetarët kanë mbuluar me ngjyrë fytyrën e këngëtarit në posterë si dhe kanë shkruar vitin 1999, kohën kur Serbia pushtoi Kosovën duke vrarë mijëra persona e dëbuar nga vendi i tyre.