Policia e shpalli në kërkim, flet Rinor Hykolli

By

Biznesmeni Rinor Hykolli po kërkohet nga Policia nën dyshimin se ka kryer veprën penale – lëndim i rëndë trupor.

Në lidhje me këtë çështje KALLXO.com ka kontaktuar me Hykollin, i cili tha se do të lajmërohet në Polici porsa të kthehet në Kosovë.

Ai madje shpjegoi rastin për të cilin Policia i është vënë pas.

“Nuk ka të bëj asgjë me atë punë, një djalë e ka paraqitur këtë rast dhe nuk jam i përfshirë. Unë jam paraqitur vetë në polici, jam intervistu 3 orë m’i kanë marrë të dhënat dhe më kanë liruar. Pas pesë dite më kanë thirrë prapë me shku me dhanë intervistë dhe u kam kërku shpjegim pasi që jam i angazhuar me koncerte në Ulqin dhe më kanë thënë që kam fletë-arrest dhe kur e kam marrë vesh kam thënë se kanë me m’ dërgu në mbajtje dhe nuk jam lajmëru më”, shpjegoi Hykolli në një bisedë përmes telefonit për KALLXO.com.

Ai shtoi tutje se posa të kthehet në Kosovë do të lajmërohet në Polici vetë.

Policia e Gjilanit ka njoftuar sot se është vënë në kërkim të biznesmenit dhe menaxherit të këngëtares Tayna, Rinor Hykollit.

Sipas njoftimit të Policisë, Hykolli po kërkohet nën dyshimin se ka kryer veprën penale – lëndim i rëndë trupor.

Tutje Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të lokalizuar të dyshuarin:

Rinor Hykolli i lindur me 28.11.1983 me banim në Lagjen “Dardania” pa numër në Prishtinë.

I dyshuari është i kërkuar për veprën penale: ” Lëndim i rëndë trupor

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në Gjilan apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor kudo në territorin e vendit tonë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 0280 330-061-Drejtoria Rajonale Gjilan

– E-mail adresa: [email protected]

Artikuj të ngjashëm