Është padyshim njëri ndër hitet më të mëdha të kësaj vere. Dueti mes Majkit dhe Getit “S’jena mo” u shndërrua në himnin e muajve të nxehtë.
Në çdo veturë e çdo klub ishte gati e pamundur të mos lëshohej kjo këngë.
Madje edhe fytyra publike nuk u ‘kursyen’ duke realizuar video në të cilat dëshmonin se kishin rënë në dashuri me këtë krijim muzikor.
E duket se fansa ka arritur të grumbullojë edhe përtej oqeanit deri në Kolumbi. Majki ka postuar një video në të cilën shihet një shtetas i këtij vendi teksa këndon “S’jena mo”.
Ndryshe, në Youtube kënga është gati të kapë 14 milionë klikime. /Prive.al/
https://instagram.com/p/80EJzTGWm2/