Shyhrete Behluli është njëra ndër këngëtaret më të çmuara të muzikës popullore.
E pranishme në çdo gëzim e hidhërim të familjeve shqiptare, ajo është ndër emrat më të kërkuar në muzikë.
Këngët e saja gjithmonë prekin tema të ndryshme, sidomos ato që kapin raportet familjare, duke bërë të ndjejnë gëzim shumë familje e të përloten shumë të tjera.
Në mesin e shumë bashkëpunimeve që ka me artistë të njohur, a pritet që Shyhretja të sjellë një këngë me nusen e saj Leartën?
Gjatë një interviste për emisionin Prive në Klan Kosova, Shyhretja ka thënë se diçka e tillë nuk është e pamundur.
“Nuk është diçka që nuk realizohet. Learta ka përfunduar shkollën e mesme të muzikës për kanto. Vetëm mbetet të shihet nëse gjendet tema e përshtatshme”, ka thënë këngëtarja. /Prive.al