Sinani e Andrra në shëtitje: Ja kush po i shoqëron çiftin sot (FOTO)

By

Sinan Hoxha dhe Andrra Destani janë njëri prej çifteve më të dashura e më të ndjekura nga publiku shqiptarë.

Çdo lëvizje e tyre është e monitoruar nga mediat dhe fansat gjë që i bën ata edhe më të afërt me publikun.

Çifti i famshëm sot kanë vendosur të dalin për një shëtitje në njërin prej qyteteve më të bukura në Gjermani.

Hamburgu është emri i qytetit ku po qëndrojnë momentalisht dyshja qytet ky i cili ishte njëherit edhe vendi ku jetonte dikur bashkëshortja e këngëtarit, Andrra.

E sot ishte një ditë mjaft speciale për ta pasi që përveç tyre në shëtitje po i shoqëronte edhe një person mjaft i veçant për ta.

Bëhet fjalë për Ansin djali i vetëm i çiftit i cili ka pak kohë që ka ardhur në jetë.

Dyshja duken mjaft të lumtur me prezencën e tij e natyrisht që momente të tilla duhen fotografuar që të mbahen edhe më gjatë në kujtesë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm