Reperi nga Ferizaj por i dashur në të gjitha trojet shqiptare 2Ton feston sot ditëlindjen. Mesnata atë e zuri në një koncert por nuk qëndroi pa urime.
Në të i pranishëm ishte edhe vëllai i tij, Xhaviti i cili po ashtu këndon por një zhanër tjetër. Xhaviti së bashku me këngëtarin e njohur Sinan Hoxha nga prapaskena uruan Artonin për ditëlindje.
E mesa duket ky urim e ka bërë të ndihet mirë 2Tonin pasiqë ka shpërndarë një video ku shihet mjaft i lumtur.
Përndryshe në aspektin muzikor shumë shpejt atë do e shohim në bashkëpunim me Viganin e grupit Kaos në këngën ‘Kapi Lekt’./Prive.al