Reperi i famshëm në Greqi, Sin Boy, ka kohë që është i lidhur me Rina Balajn.
Çifti e mbajtur të fshehur lidhjen për shumë kohë nga publiku deri në momentin kur Rina u nda nga OnRecords për të vazhduar aventurën e dashurisë me artistin shqiptar nga Berati.
Ky i fundit, sot pati disa fjalë për të dashurën e tij në Instagram.
“Unë kurrë s’do t’ia dilja pa ty”, ka shkruar ai poshtë imazhit krah Rinës.
Nëse nuk e dini, ata së fundmi kanë publikuar albumin e tyre të parë bashkë si dhe klipin e ri për këngën GG./Prive.al