Tomë Gashi avokat i reperes, por Loredanës ia ngatërron pak emrin!

By

Avokati i njohur kosovar Tomë Gashi do të jetë sot krah reperes Loredana Zefi në konferencën për media e cila pritet të mbahet sot në Prishtinë në mesditë.

Zefi e cila po akuzohet për zhvatje parash përmes mashtrimit të një çifti zviceran, pritet që të flasë sot për ndodhinë para publikut.

E përveç vet Loredanës, opinionin e gjerë për këtë paraqitje, e ka njoftuar edhe vet Gashi përmes profilit të tij në Instagram, megjithatë për klienten e tij ai s’është i sigurt se si e ka saktësisht emrin.

“Konferenc per media sot ne 12.00 h ne Emerald Prishtine bashk me Yllin e Repit Loridana Zefi.!”, I drejtohet Gashi Loredanës, duke e ngatërruar “e-në” në emrin e saj me shkronjën “I”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm