Pas aksidentit të rëndë, kjo është gjendja e aktorit të njohur

By

Gjendja e komedianit, Will Ferrell, fatmirësisht është e mirë, pas aksidentit të rëndë që e pësoi me makinë të enjten në mbrëmje.

Menaxheri i aktorit e konfirmoi aksidentin dhe tha se automjeti i Ferrell ishte goditur nga një makinë tjetër, shoferi i të cilit kishte rënë në gjumë gjatë ngasjes.

Nuk dihet se çfarë dëmtimesh pati Ferrell, por nga fotografitë e siguruar nga TMZ, aktori shihej i shtrirë teksa po e fusnin në ambulancë për ta dërguar në spital.

Tani thuhet se aktori ka dalë nga spitali dhe është më mirë, pasi nuk kishte ndonjë lëndim serioz./Prive.al

Artikuj të ngjashëm