Pas një propozimi klasik për fejesë me një unazë që të qorron sytë nga shkëlqimi i diamanteve, Adelina Tahiri ka organizuar drekën klasike të fejesës.
Këngëtarja që bëri bujë me propozimin për fejesë që iu bë nga i dashuri i saj 40 vjeçar, në Shkup të enjten ka organizuar drekën e fejesës së saj.
Ajo u bë lajm i medieve pasi s’po e zbulonte identitetin e të fejuarit, megjithatë e bëri zemrën gur e për Prive e tregoi se kush është ai.
Bukuroshja shqiptare nga Shkupi, ka rrezatuar me pamjen në këtë event të rëndësishëm të jetës së saj, ndërsa ka marrë plot buqeta lulesh si dhuratë për fejesë.
Në mesin e gjërave që ka pranuar si dhuratë të cilat i ka prezantuar në një video në Instagram, shihen edhe kuti të stolive të shtrenjta të markës Swarovski. /Prive.al