Albert Krasniqi i ktheu shpinën, por Stresi ka diçka për t’i thënë Getit (FOTO)

By

Pasi dje bëri xhiron e rrjetit një imazh i ish anëtarit të ‘Baba Stars’, Albert Krasniqit me Noizyn, gjërat duhet të kenë ndryshuar në njërin prej grupeve më të famshëm të reperëve.

Krasniqi darkoi me reperin që vet e kishte plagosur në një përleshje në mes Baba Stars e OTR, por kjo s’ishte pengesa që ata të uleshin në tavolinë si dy miq.

Kjo shënon edhe fundin e bashkëpunimit në mes Getoar Selimit e Albert Krasniqit, sepse pas një veprimi të tillë, nuk ka kthim prapa.

E në anën tjetër, është Stresi ai që i ka dalë në mbështetje Getit, duke publikuar një fotografi me reperin, nga dasma e tij.

“Koha për familje”, ka shkruar Stresi, në mbishkrimin e fotografisë me Getin. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm