Sikur të mos mjaftonin produktet tjera – Kylie dhe Kim lansojnë parfumin e ri

By

Ajo u bë bilionerja e parë në botë, në moshën e saj, duke shitur produkte të bukurisë. Dhe tani Kylie Jenner s’ka më të ndalur.

Kylie Jenner dhe Kim Kardashian West, si motra të mira që janë, kanë bashkëpunuar për lansimin e një parfumi të ri i cili del në treg me 23 Gusht.

Ky parfum vjen në shishe në formë buzësh, në ngjyrë të kuqe, rozë dhe nude. Ndërsa aromat përkojnë me ngjyrën e shishes.

Meqë Kylie Jenner tashmë e ka krijuar brendin e saj dhe gjërat i shet në pako që kanë formën e buzëve, parfumi është vendosur ta ketë pikërisht këtë mënyrë të lansimit.

Secila aromë pritet të shitet në treg për 40-të dollarë, ndërsa nëse doni që të tria vijnë në set për 110 dollarë, pra mund të kurseni vetëm 10-të dollarë…

 

Artikuj të ngjashëm