Si votuan anëtarët e jurisë mbrëmë në FEST ’58? (DOKUMENT)

By

Janë publikuar listat e pikëve maksimale që ka dhënë mbrëmë juria e huaj në FEST ’58.

Rita Petro, Felix Bergsson, Dimitris Kontopoulos dhe Mikaela Minga janë emrat e jurisë që dhanë votën e tyre nga e cila doli fituese Arilena Ara me këngën “Shaj”.

Nga tabelat, çfarë bie në sy janë pikët e muzikologes Mikaela Minga e cila këngën ‘Me tana’ e vlerësoi me pothuajse minimumin e mundshëm. Vlerësimi i saj me vetëm dy pikë ka qenë vendimtar për mos-rangimin e Elvanës në vend të parë.

FOTO: Mikaela Minga, anëtare e jurisë

Gjata mbeti vetëm tre pikë prapa Arilenës në total me një rezultat 64 me 67 teksa nga të tre kompozitorët e huaj, Elvana u vlerësua me maksimumin e pikëve, 18 sosh.

Por, kush është Mikaela Minga që dha pikë minimale për Elvana Gjatën – të cilën edhe e la jashtë pjesëmarrjes në ‘Eurovision’?

Pak nga biografia e muzikologes Minga

Mikaela Minga – Etnomuzikologe pranë Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Arteve – Qendra e Studimeve Albanologjike; pedagoge e ftuar pranë Universitetit të Arteve për periudhën 2006–2017. Jep ciklet e leksioneve mbi muzikën dhe filmin (Fakulteti i Artit Skenik) Jazz dhe Popular Music dhe analizë e formave muzikore(Fakulteti i Muzikës). Ka kryer shkollën e mesme artistike “Tefta Tashko Koço”, në Korçë (2002), me diplomën “Shkëlqyeshëm” në degën e pianos. Mbaroi studimet për muzikologji në Fakultetin e Muzikës në Tiranë (2006), me medalje të artë. Në vijim kreu master të nivelit të dytë në muzikologji, pranë po këtij fakulteti (2006–2007). Studimet doktorale i ka zhvilluar pranë Universitetit të Milanos, në shkollën doktorale “Storia e critica dei beni artistici e ambientali” (2010–2013), me një qëndrim në Neë York (2011–2012), si visiting scholar në Graduate Center – CUNY, City University of New York. Mikaela Minga ka dhënë kontributin e vet në fushën e botimeve mbi muzikën, duke filluar nga viti 2006. Ndër librat e botuar janë: Ku ka muzikë (2006), Luciano Berio dhe Folk Songs (2008), Spanja Pipa e la canzone urbana di Korça (2015). Ka botuar gjithashtu artikuj në revista shkencore, si:Kultura Popullore (2015, 2016); Archivio di Etnografia (2016); Ethnologie française (2017).

Më poshtë mund t’i shikoni pikët e jurisë. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm