Na ndodh të gjithëve, sapo mbledhim forcat që të ikim në fitnes, ushtrojmë pa ndalur..dhe pastaj kalojmë me ditë të tëra në pamundësi lëvizjeje shkak i muskujve të ndezur. Kemi listuar disa këshilla si të ushtrojmë si duhet dhe të mos jemi peng i ndezjes së muskujve.
Merrni proteina
Ha ose pi proteina 30 minuta para se të filloni ushtrimet tuaja. Të bardhat e vezës, butër kikiriku dhe pluhuri i proteinave është mënyra më e lehtë që merrni proteina dhe të mos rëndoheni. Proteinat janë më të mirat për rigjenerim sepse përmbajnë amino-acide të cilat ndihmojnë në rindërtimin e fibrave të muskujve pas ushtrimeve.
Ecni pas ushtrimeve
Në vend që të ikni në shpi dhe të ç’lodheni në shtrat pas ushtrimeve intensive, ecni ose notoni. Muskujt rigjenerohen në ditët që nuk ushtroni intensivisht, mirëpo një rigjenerim aktiv është zgjedhje më e mirw se të pushoni shtrirë.
Pini lëng qershie
Pini lëng qershie ditët para ushtrimeve të planifikuara sepse antioksidantët janë shumë të dobishëm në përshpejtimin e rigjenerimit të muskujve. Lëngu i qershisë ka shumë sasi të fruktozës natyrale dhe kështu rregullon nivelin e fruktozës në muskuj dhe gjak.
Dush i ftohtë dhe i ngrohtë
Provoni një dush “kontrast”, bëni dush të ngrohtë për 3-5 minuta dhe vazhdoni me dush të ftohtë aq sa mund ta duroni për 30-60 sekonda. Përsëriteni procesin 3-5 herë.
Hidratohuni, hidratohuni, hidratohuni
Në rast se nuk e kuptuat, hidratohuni! Të pini sasi të vogla uji gjatë ditës është më mirë se të pini shumë ujë përnjëherësh. Pas ushtrimeve është e rëndësishme të pini ujë që të largoni toksinat nga trupi dhe të evitoni dehidrimin e cila qon në keqësim të ndezjes së muskujve.