Si t’i bëni takat tuaja më të rehatshme?

By

Vetëm për një gjë mund të pajtohemi të gjithë – taket janë tejet të bukura!

Mirëpo në momentin e parë që i veshim dhe i mbajmë për më shumë se 1 orë, shumë shpejtë fillojmë edhe t’i urrejmë.

Mirëpo, fatmirësisht janë disa truqe që i bëjnë taket tuaja më të rehatshme.

Mos i blini tejet të larta

Nëse bie në dashuri me një palë take, por thjesht e dini se 12 cm lartësi do të jenë të pamundura për këmbët tuaja, mos u frikësoni. Dyqanet e riparimit të këpucëve duhet të jenë në gjendje të shkurtojnë lartësinë e takes tuaj deri në 3 cm në varësi të llojit të këpucëve për t’i bërë ato më të rehatshme.

Koncentrohuni në mënyrën si ecni

Të ecësh në take është vërtet një shkencë. Një shëtitje në atletet tuaja nuk është e njëjtë të ecësh tërë natën në taka të larta – ju duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje pjesës tjetër të trupit tuaj. Angazhoni muskujt tuaj dhe ecni nga thembra në maje të gishtave për t’i dhënë këmbëve tuaja mundësinë më të mirë të mundshme.

Vishini nëpër shtëpi para se të dilni me to

Para se t’i vishni ato, vishni takat tuaja duke tërhequr një palë çorape të trasha dhe duke ecur nëpër shtëpinë tuaj në to për disa orë. Kjo do të zgjerojë këpucët tuaja që të mos ju vrasin më vonë.

Falke cosy wool socks

Blini take me platformë

Në përgjithësi, taket me platformë janë më të rehatshme, kështu që nëse keni mundësi – blini një palë me platformë çdo herë.

River Island platform heels

 

Artikuj të ngjashëm