Thyerja e zemrës është e çuditshme. Ju jeni mirë, më pas nuk jeni. Ju jeni të lumtur, me pas jeni të shkatërruar. Jeni duke marrë frymë mirë, atëherë ka një forcë të padukshme që ulet në gjoks dhe ju dhemb dhe është e vështirë të mendoni drejt.
Nuk ka një afat kohor për të krijuar një lidhje me dikë. Nuk ka një datë, minutë apo orë të caktuar që thotë se është në rregull të fillosh të duash dikë. Nga ana tjetër, kjo do të thotë se nuk ka një periudhë të caktuar kohore kur do të ndaloni së lënduari kur një lidhje është ndërprerë. Ju nuk mund të nxitoni në shërimin. Nëse e nxitoni dhe përpiqeni ta kaloni atë, ai gjithmonë do t’ju arrijë. Do t’ju mungojë në momente të vogla, ku ndodh diçka e vogël dhe ju e merrni telefonin për t’i thënë para se të kuptoni se nuk u intereson ta dëgjojnë më. Do të shihni diçka qesharake dhe do të dëshironi të ndani momentin dhe do të kuptoni se ata nuk janë aty për të qeshur me ju tani. E qeshura do të kthehet në lot sepse ju mungojnë shumë.
Koha shëron zemrat e lënduara. Gjithashtu nuk ka asgjë të çuditshme apo të gabuar me ju, sepse ndiheni të mbërthyer në ciklin se sa shumë i doni dhe ju mungojnë. Thjesht do të thotë që i doni njerëzit fort, dhe kur i doni ata, e kuptoni këtë. Unë premtoj se e gjithë dashuria brenda jush do të lulëzojë përsëri për njerëzit e duhur. Është e vështirë të besohet se do të përmirësohet, por premtoj se do të bëhet. Një ditë do të zgjoheni dhe dhimbja do të jetë më e vogël se një ditë më parë. Por vetëm mbani mend kur ëndërroni për ta se kjo është e gjitha – një ëndërr. /Prive.al