Le të jemi të sinqertë – ndonjëherë ka ditë kur thjesht nuk na pëlqen të djersitemi në palestër ose të bëjmë ushtrime të caktuara në shtëpi.
Edhe pse në disa raste kjo mund të na dekurajojë që të vazhdojmë të ushtrojmë, nuk duhet të jetë kështu. Siç shkruan Eat This, ka mënyra se si mund të qëndrojmë në formë.
Trajnerja dhe instruktorja e Pilates Carissa Fernandez pohon se ka disa mënyra të thjeshta dhe efektive për të qëndruar në formë të mirë pa ushtruar.
Rëndësia e pushimit cilësor
Trajnerja rekomandon që është shumë e rëndësishme t’i jepni vetes kohë të mjaftueshme për të pushuar dhe rikuperuar pas një dite të vështirë.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit (NIH), gjumi i mjaftueshëm cilësor është po aq i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit të mirë sa rutina jonë e stërvitjes dhe dieta.
Lehtësimi i stresit
Studime të shumta kanë treguar se stresi vetëm dëmton trupin tonë, veçanërisht nëse jemi të ekspozuar ndaj tij për një kohë të gjatë. Sipas webMD, stresi kronik rrit urinë, gjë që mund të rezultojë në shtim në peshë, përcjell Index.hr, transmeton Klankosova.tv.
Marrja e ushqimeve të pasura me proteina
Ushqimi është gjithashtu shumë i rëndësishëm për të qëndruar në formë të mirë, edhe kur nuk jemi duke ushtruar. Prandaj, ajo sugjeron një dietë të ekuilibruar, e cila përfshin kryesisht ushqime të pasura me proteina të shëndetshme.
“Përkatësisht, një dietë e pasur me proteina do të mbajë një nivel të lartë të energjisë dhe do t’i lejojë trupit tuaj të djegë kalori gjatë ditës, gjë që kontribuon në ruajtjen e një peshe ideale, por gjithashtu parandalon shtimin në peshë”, shtoi Fernandez, transmeton Klankosova.tv.