Si ta përballoni ndarjen pas një lidhje të gjatë? Këto janë këshillat e Melisa Lleshit

By

Melisa Lleshi po jeton ditët më të bukura të dashurisë me Andi Shehin, por kjo nuk do të thotë që këngëtarja nuk ka pasur të thyer zemrën më parë.

Teksa po realizonte një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, një nga ata e pyeti “Si mund ta përballosh një ndarje pas katër vitesh lidhje?”

Këngëtarja mori kohën për t’u përgjigjur, dhe ajo ndau një mori këshillash se si duhet kaluar periudha e zemrës së thyer.

Ajo shkroi në përgjigjen e saj si vijon më poshtë:

  1. Jepi kohë vetes,
  2. Mos dëgjo këngë depresionuese,
  3. Fshij fotot dhe videot që ke me atë,
  4. Fshiji edhe mesazhet që të mos rrish duke i lexuar,
  5. Fshija edhe numrin,
  6. Largo çdo gjë që të kujton atë,
  7. Qëndro me familjen, me shoqërinë dhe fëmije të vegjël,
  8. (Më e rëndësishmja) Zbatoj këto 7 gjëra më sipër sado e vështirë të jetë!

Më poshtë mund të shihni postimin e saj të plotë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm