Si rrallëherë, Luan Krasniqi pozon krah bashkëshortes

By

Ish-boksieri Luan Krasniqi është ende goxha aktiv në rrjete sociale.

Ai ndan copëza nga përditshmëria e tij që kryesisht përfshijnë aspektin profesional, të angazhimeve që ka si një ish-sportist tejet i suksesshëm.

E një nga postimet e sotme ka përbërë përjashtim.

Kjo për faktin sepse si rrallë herë, ai është shfaqur krah bashkëshortes, Suedas.

Shkas për këtë është bërë dasma e vajzës së mikut të tij, Sandër Lleshit, ish-Ministër i Punëve të Brendshme të Shqipërisë deri në dhjetor të 2020-ës.

“Njeriu lumturohet gjithësesi kur merr pjesë në një gazmend familjarë që me atmosferën e ngazllyer, me tinguj të muzikës me shije, me mysafirë të hareshëm e gostitje profesionale, të bën të ndihesh si dasmor i ftuar me zemër. Ndaj, në këtë mënyrë, e falënderoj mikun tim Sander Lleshi, që me festen e organizuar për martesën e Vajzes së tyre, na mundësuan të përjetojmë çaste shum të mira ne Tiranë. Çiftit të ri Dorotheas dhe Manuelit ju uroj shëndet e të mbara të përhershme” – (siç) ka shkruar Krasniqi.

Postimit i janë bashkëngjitur fotografitë me gruan dhe çifitin e sapomartuar. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm