U tha se ishin në lidhje, por ja çfarë thotë Shawn Mendes për të dashurën e Justin Bieber

By

Kur u paraqitën bashkë në tapetin e kuq të Met Gala këtë vit, të gjithë menduan se ata ishin një çift.

Por këngëtari Shawn Mendes, që e shoqëroi Hailey Baldëin në këtë mbrëmje, është pyetur për lajmet se Justin Bieber dhe Hailey janë në një lidhje, pasi janë parë duke u puthur.

“Nuk e di nëse janë në lidhje apo jo”, ka thënë Mendes në një program kanadez. “I dua që të dy dhe që të dy janë njerëz të mirë”, ka thënë Shawn, i cili ka shtuar se është gjë shumë e bukur nëse ata të dy me të vërtetë janë një çift.

Justin dhe Hailey ende nuk e kanë konfirmuar lidhjen e tyre, ndërsa Shawn më parë kishte thënë se ai e Hailey, janë vetëm miq të mirë. /Prive.al

 

 

 

Artikuj të ngjashëm