Si rrallë herë shihet me të dashurën! Kush është partnerja e Maluma?

By

Maluma dhe e dashura e tij u panë si rrallë herë bashkë në publik.

Këngëtari kolumbian dhe e dashura e tij po shijojnë disa ditë pushimi në Athinë në Greqisë ku edhe u kapën nga aparatët.

Gruaja që ka zemrën e Juan Luis Londono e njohur ndryshe si Maluma nuk është askush tjetër veç Susana Gómez.

Përveçse është e njohur si e dashura e Malumës, Susana Gómez është një arkitekte kolumbiane me profesion. Ajo është pronare e një kompanie të dizajnit të brendshëm që quhet “Ese+Ese” në qytetin e saj.

Gómez përfundoi diplomimin e saj në arkitekturë nga universiteti shtetëror amerikan. Tani për tani, ajo është në mesin e të 20-ave. Sipas raportimeve ajo është nga i njëjti qytet me këngëtarin. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm