London Noor i biri 2 vjeçar i çiftit Sara Hoxha dhe Ledion Liço, pati fatin të jetë i pranishëm në dasmën e prindërve të tij.
Vogëlushi ishte veshur si mos më bukur për ceremoninë e martesës së dyshes së famshme dhe si pak fëmijë, ishte prezent gjatë kurorëzimit.
Sigurisht prania e tij do ta ketë bërë edhe më të veçantë krejt këtë celebrim që u organizua në breg të liqenit Como në Itali.
Por nga të gjitha videot e imazhet që dolën nga dasma, një moment i Sarës me të birin është i paçmueshëm.
Me vellon e saj gjigante, Sara shfaqet e ulur derisa i biri i saj po i ndihmonte me diçka. Ky është një imazh i adhurueshëm dhe më i veçanti nga të gjithë që u publikuan deri më tani. /Prive.al