Si mund ta dalloni se dikush është shqiptar vetëm nga pamja? Gashi na tregon se si!

By

Labinot Gashi, reperi shqiptar që po arrin famën në Hollywood dhe që njihet me nofkën Gashi është shumë aktiv në rrjete sociale dhe prurje të reja muzikore.

Përgjatë gjithë karrierës së tij ai asnjëherë nuk ka mohuar rrënjët e tij shqiptare – përkundrazi ai është krenuar.

Por, shumë shpesh ai ka bërë edhe humor në llogari të vetes dhe prejardhjes së tij shqiptare.

Së fundmi ai publikoi një fotografi në llogarinë e tij në Instagram ku në fokus është fytyra dhe koka e tij.

Me këtë ai mori shkas edhe të ndante një hile të vogël me ndjekësit e tij. Si ta dalloni një person që është shqiptar? Fare thjeshtë, nga koka e tij.

“Mund ta kuptosh që jam shqiptar vetëm nga sa e madhe është koka ime”- shkruan reperi me humor. /Prive.al

View this post on Instagram

A post shared by GASHI (@gashi)

Artikuj të ngjashëm