Si ja bëri Kim Kardashian që ta veshte fustanin në Met Gala

By

Kur vje puna për modë, Kim Kardashian është mëse e përkushtuar.

Për fustanin glamuroz që kishte veshur në Met Gala 2019 duke e shfaqur atë me forma të pabesueshme u zgjuan polemika se ajo kishtë bërë ndërhyrje kirurgjike që të hiqte brinjtë. Kim në të vërtetë ndërmori masa të jashtëzakonshme që ta vishte fustanin.

Ajo atë natë as nuk u ul, as nuk urinoi dhe mezi merrte frymë, në mënyrë që fustani ta zinte. Në fakt u deshtën 3 njerëz që t’ja lidhnin lidhëset e korsetit, i cili i nxirrte një bel shumë të hollë.

Në prapaskenat e Vogue ajo tha “Në rregull Anna [Wintour], nëse nuk ulem sonte të ha darkë tani e di përse” duke shtuar pastaj “Do të eci, do të solloratem, do flas me të tjerët por e kam shumë të vështirë të ulem.”

Më vonë në video Kim shpjegon se nuk do të jetë në gjendje as të urinojë duke thënë “Më uroni fat, nuk do të mundem të urinojë për orë të tëra, por ne planifikojmë se ç’do të bëjmë në rast të ndonjë emergjence.” /Prive.al

Artikuj të ngjashëm