Në rubrikën Videoselfie të emisionit NIN, protagoniste sonte ishte këngëtarja Kaltrina Selimi.
Ajo përmes videove tregoi në rrjedhë kronologjike një ditë të saj në Londër ku edhe jeton me djalin dhe bashkëshortin.
Është Tristani ai që normalisht merr vëmendjen më të madhe të Kaltrinës mirëpo këngëtarja gjen kohë edhe për pak shopping.
Pasditja e këngëtares përmbyllet me shëtitje bashkë me djalin dhe bashkëshortin në disa prej atraksioneve më të bukura të kryqendrës britanike.