Dyshja e njohur, Getoar Selimi e Gold AG befasuan shumë kë ditët e fundit me paralajmërimet e tyre për një koncert të përbashkët në Vienë.
E gjitha kjo ngjarje u mirëprit nga adhuruesit e të dy artistëve të cilët për vite ishin të ndarë në dy grupe.
Mes tyre tashmë ka nisur një kapitull i ri e këtë e dëshmojnë edhe veprimet e fundit në rrjete sociale, si ndjekja e njëri tjetrit e mbi të gjitha fotografitë të cilat pushtuan të gjitha mediumet rozë.
Por a e keni pyetur vetën si erdhi deri tek përmirësimi i këtyre raporteve?!
Prive.al në bazë të disa fakteve ka arritur në një përfundim mbi këtë çështje.
Hapi i parë drejt përmirësimit të raporteve mes tyre natyrisht se ishin deklaratat e reperit Gold AG i cili i pyetur në shumë mediume për rivalin e tij shprehej se më nuk ka kurrëfar inatesh jo vetëm me të por më asnjë artist.
Pas tij si për të hapur një derë mjaft të madhe për një miqësi mes tyre ishte edhe raporti i Arianit me vëllaun e Getit, Liberianin si dhe babain e reperit.
Në intervistat e dhëna ku përmendej emri i Getoarit, ai pati cituar edhe emrat e vëllaut dhe babait të reperit me të cilët thoshte se gëzon raporte mjaft të mira.
Dëshmi për këto ishte edhe ndjekja në rrjete sociale mes tyre shumë kohë para se të ndodhë edhe koncerti i mbrëmshëm.
Në çdo proces jetësor natyrisht se duhet të ketë shumë faktor të cilët do të bëhen shkas për ndonje ndryshim e në këtë rast këta dolën të jënë ‘çelësi’ për të hapur një derë të re në marrëdhëniet e tyre.
Mbetemi me shpresë se ky afrimitet duhet të mirret shembull edhe nga shumë artistë tjerë të cilët muzikën e pasionin e tyre kanë kthyer në inate personale, duke harruar se mbi të gjitha, jemi njerëz. /Prive.al/