Vitin që lamë pas, sa i përket krijimtarisë muzikore shqiptare padyshim që do të mbahet mend si viti i këngës “Zemër”.
Kënga “Zemër” e Dhuratës me Soolking,që nga publikimi në prill i vitit 2019, u pëlqye jashtëzakonisht shumë. Ky projekt arriti gati 2 milionë klikime në Youtube ende pa kaluar 24 orë. – kurse tani numëron më se 360 milionë klikime.
Që nga viti 2013 e deri në këtë vit që lamë pas, Prive ka përzgjedhur artistët si personazh të vitit bazuar në arritjen, sukseset dhe influencën në publik gjatë një viti.
E personazhi i vitit 2019 i takon Dhurata Dorës. Ajo ishte njëra artistet më të suksesshme të këtij viti pas hitit të madh “Zemër” me Soolking, e më pas bashkëpunimin me Maitre Gims dhe së fundmi “100 shkallë”.
Pas dy vitesh pauzë nga intervistat në media, Dhurata vjen në një intervistë ekskluzive për Prive, ku tregon se si erdhi deri tek bashkëpunimi, pse zgjodhi pikërisht Soolking dhe a e parashikoi një sukses të tillë.
Ndiqni videon e mëposhtme. /Prive.al