Ja kur do të publikohet projekti ‘Rrugës’ nga Blunt&Real

By

Dyshja e pandashme Blunt & Real pas një sezoni mjaft të ngjeshur me koncerte kanë gjetur pak hapsirë për të sjellë diçka të re sa i përket muzikës.

Ata kohë më parë përmes profilit të tyre në Instagram kanë paralajmëruar projektin e ri “Rrugës” por pa dhënë detaje për datën e lansimit të tij.

Por pritjes së gjatë duket se i erdhi fundi pasi që nëse gjithçka shkon sipas planit projekti në fjalë do të publikohet qysh ditën e nesërme.

Edhe ky projekt sikurse ato të fundit ka dorën e Big Boss Beatz në instrumental teksa për videoklipin është përkujdesur produksioni Entermedia.

Se a do të ketë edhe kënga në fjalë suksesin e projekteve si  “Rambo”, “Vera” e “Presion” kjo do të shihet me kohë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm