Ditëne sotme, këngëtarët Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu publikuan bashkëpunimin e tyre të rradhës.
Kësaj here, më i veçantë për faktin se ishte i pari pas zyrtarizimit të lidhjes dhe kurorëzimit me fejesë ‘Dashni’ mori vëmendje mjaft të madhe.
E deri diku, përkrahje kishte edhe nga kolegët.
Kësaj rradhe, në listë nuk mungoi as Sinani, miku i ngushtë i Seldit.
Hoxha i cili nuk kishte uruar për fejesë, është bërë i gjallë sot kur ka shpërndarë projektin në profilin e tij shoqëruar vetëm me një figurë përkrahëse.
Duket se edhe vetë Sinani ka ngelur pa fjalë këtë rradhë nga ky bashkëpunim që po pëlqehet në orët e para të publikimit teksa falemnderimi nuk ka munguar, kësaj rradhe vetëm nga Mimoza. /Prive.al/