Si e ka dekoruar fituesja e “Miss Universe Kosova” kompjuterin e saj ?! (FOTO)

By

Bukuroshja nga Argjentina Camila Barraza e cila u shpall fituese e Miss Universe Kosova për këtë vit nisi debate gjithandej për arsyen e vetme se pse një argjentinase të fitojë konkursin në Kosovë.

Pavarësisht këtij fakti ajo po ndihet mjaft e lumtur me arritjen e saj dhe se ditët e fundit ka filluar të praktikojë edhe më tepër gjuhën shqipe pasi që do të përfaqësojë traditat dhe kulturën tonë në spektaklin e madh të Miss Universe.

E një detaj interesant që bukuroshja i’a ka shtuar kompjuterit të saj është edhe flamuri kombëtar i cili i ka zbukuruar edhe më tepër atë.

Camila me këto lëvizje po tregon haptas për dashurinë që ka ndaj shqiptarëve dhe se detyrën që ka tashmë përsipër do ta kryente njësoj si ndonjë shqiptare.

Artikuj të ngjashëm