Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është goxha hermetik në jetën private.
Kushdo që e ndjek në rrjete sociale ka mundur ta verëjë që përkundër disa detajeve, ai asnjëherë nuk ka ndarë foto të qarta të djalit Zaho.
Por, me rritjen e Zahos duket se edhe ekspozimi nuk po mungon.
Për të parën herë kaq hapur, kryeministri Rama ka ndarë një portret familjar me bashkëshorten dhe djalin në mes, teksa shijojnë perëndimin e diellit në Dhërmiun e bukur.
Sigurisht, pak promovim për shëtitoren, investim i qeverisë, nuk ka munguar në postimin e Edit. /Prive.al