Leonora befasohet me dhuratë nga fansi i zjarrtë (FOTO)

By

Shumë vite në skenë normalisht se i kanë sjellur këngëtares Leonora Jakupi shumë fansa.

As sot, nuk mungojnë ata që e pëlqejnë muzikën e saj dhe e preferojnë si artiste.

E duket se nga të gjithë, këngëtarja ka një fans më të veçantë – të gjinisë mashkullore.

Ky i fundit e ka befasuar Leonorën me një punim në formë luleje me fotografi të printuara ndër vite.

Kjo dhuratë i ka pëlqyer Jakupit aq shumë saqë ka vendosur ta ndajë me ndjekësit në rrjete sociale.

Ndryshe, në planin artistik nuk dihet se kur Leonora do të sjellë një projekt të ri muzikor. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm