Ka qenë shumë diskret sa i përket jetës personale, deri në momentin që u bë baba e u zbulua pjesa e tij familjare.
Futbollisti i famshëm shqiptar Shkodran Mustafi, që luan për kombëtaren Gjermane e Arsenalin e Premier Ligës angleze, s’ishte prezantuar me gruan më parë, përpos disa imazheve që u zbuluan në internet nga nata e martesës së tij.
Por festa e Kurban Bajramit ka bërë që ai të publikojë një fotografi me familjen e tij të vogël, duke i uruar besimtarët myslimanë për këtë ditë.
Para një muaji ai u bë baba për herë të parë me bashkëshorten Vjosa Kaba, me të cilën kurorëzoi martesën në gusht të vitit të kaluar, përmes një ceremonie të madhe në Gostivar të Maqedonisë.
“Të gjithë besimtarëve Myslimanë anembanë ku ndodhen ju Uroj Gëzuar festën e Kurban Bajramit. Me sa më shumë fat”, ka shkruar Mustafi. /Prive.al